MENU
klinika

Aktiviteti i lëshimeve me parashuta

“Skydiving” në Gjirokastër, për të katërtin vit

22.10.2024 - 16:43

Në Gjirokastër u mbajt për të katërtin vit radhazi një ngjarje disa ditore ndërkombëtare e skydiving.

Show ajror solli në Gjirokastër pilotë nga disa vende 40 prej të cilëve vetëm nga Italia. Lëshimet me parashuta nga avioni ishin spektakolare dhe dhuruan emocione edhe për pjesëmarrësit amatorë. Pilotja shqiptare Ergestina Levani dhe njëkohësisht organizatore e eventit tha se lugina e Drinos dhe aerodromi gjeografikisht janë ideale për eventin që këtë herë u favorizua edhe nga moti.

“Në këto momente kemi dy parashutistë anglezë që kanë ardhur posaçërisht për eventin. Dhjetëra të tjerë që vijnë për tu hedhur këtu janë një konfirmim i faktit se kemi një rritje të turizmit sportiv, kemi më shumë reklamë pozitive për Gjirokastrën dhe Shqipërinë. Jemi në kushtet që bota po vjen në Shqipëri”, tha parashutistja Egestina Levani.

“Për ne italianët ky aktivitet është shumë i rëndësishëm. Jemi duke bashkëpunuar shumë mirë me kolegët tanë shqiptarë për ta bërë të mundur sepse është pasion. Transmetimi për të tjerët për ne është gjithashtu i rëndësishëm. Vij për herë të gjashtë dhe e ndaj çdo atraksion të këtij rajoni me miqtë e mi në Instagram.”

” Është hera e tretë që vij këtu. Ndihemi vërtetë shumë mirë. Vendi është fantastik për fluturime dhe na ka ecur edhe me kushtet metereologjike. Por vlen edhe për turizmin mendoj. Duke ardhur gjithnjë e më shpesh këtu ti e ndan me miqtë. Disa familje të njohur tanët erdhën gjatë verës për të kaluar pushimet këtu dhe në Sarandë”, thanë parashutistët italianë.

Eventi përfshiu dhjetëra fluturime me rënie të lirë nga 4200 m lartësi. Aerodromi fushor i Gjirokastrës e mori këtë status zyrtarisht dy vjet më parë pas një lobimi rreth 30 vjeçar.

Sipas specifikimeve të certifikimit në aerodromin historik u lejua ulja e avionëve të vegjël me peshë deri në 5700 kg nga lindja deri në perëndim të diellit vetëm në kushte të përshtatshme atmosferike.

Hapi i radhës sipas ekspertëve dhe pilotëve do të ishte ndërtimi i një hangari për avionë të vegjël, një pike karburanti për furnizim si dhe disa shërbime përreth aerodromit.

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare

Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse

Një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës

BBC: Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës

“Ndërtimi, drejt fazave finale”

Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës

Festime nën masa të rrepta sigurie

Si po kremtohet 28 Nëntori në Vlorë