MENU
klinika

“Nuk duhet t’u dëgjohet zëri”

Talibanët nxjerrin dekret të ri për të drejtat e grave!

30.10.2024 - 10:30

Talibanët në Afganistan kanë miratuar një dekret të ri që kufizon akoma edhe më shumë zërin e grave, të cilat tashmë përballen me kufizime të rënda në daljet e tyre publike.

Ministri për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, Mohammad Khalid Hanafi, njoftoi se grave u ndalohet të lexojnë Kuranin me zë të lartë në publik, madje edhe në prani të grave të tjera, sipas një raporti nga Amu TV, një media lajmesh afgane.

Hanefi theksoi se zëri i gruas konsiderohet awrah, që do të thotë “diçka që duhet mbuluar dhe nuk duhet dëgjuar në publik”.

Reagimet ndaj ligjit të ri të talibanëve

Urdhri i ri ka ngritur shqetësime në mesin e grave dhe organizatave humanitare, të cilat kanë frikë se do të ndikojë më tej praninë e tyre sociale.

“Ky urdhër mund të çojë në kufizime edhe në bisedat personale midis grave”, tha një infermiere mami në Herat, duke theksuar se punonjësit e shëndetësisë përballen me kufizime në aftësinë e tyre për të komunikuar me të afërmit meshkuj, raporton Independent.

Vendimi vjen dy muaj pas prezantimit të një sërë ligjesh që u kërkojnë grave të mbulojnë trupin, përfshirë fytyrën, kur janë në publik.

Talibanët kanë vendosur kufizime të rënda për të drejtat e grave që nga kthimi në pushtet në vitin 2021, duke përfshirë ndalimin e arsimit.

Reagimi ndaj masave të reja ishte i fortë në mediat sociale. Gazetarja Lina Rozbih tha: “Njerëzit duhet të bëjnë diçka! Për të ndihmuar miliona gra pa zë dhe të pafuqishme të Afganistanit.”
Ish-diplomatja afgane Nazifa Haqpal e quajti situatën “një nivel ekstrem kontrolli dhe irracionaliteti”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si ndryshoi jeta e tyre pas ardhjes së talibanëve në pushtet

Ndalimi i edukimit të vajzave afgane rezulton me martesa të hershme!


Përjashtim bën vetëm armiku më i madh i Amerikës

Trump premton të shuajë të gjitha gjitha “vatrat” e konflikteve

Pse Ukraina mund të vërë në funksion bombën…

Evropa dhe Trump po e shtyjnë Zelensky-n drejt një vendimi historik

Shtyhet vendimi për “paratë e heshtura”

Trump po i shpëton burgut me fitoren në zgjedhje

Donald Trump rikthehet si triumfues në Shtëpinë e Bardhë

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale takohet me Joe Biden

Si u shndërrua deti Kaspik në fushëbetejë!

Aktivitetet ushtarake kanë shkaktuar ngordhje masive të fokave