MENU
klinika

Më afër se kurrë me Anglinë

Tomas Tuhel projektohet si trajneri i ri te “3 Luanët”

15.10.2024 - 17:27

Tomas Tuhel mund të jetë trajneri i Anglisë. Këto janë raportimet e fundit nga bota, që ulin në stolin e “3 Luanëve” ish-trajnerin e disa skuadrave të njohura në Europë.

Tuhel ka qenë ndër më të përfolurit për të marrë drejtimin e Anglisë, pas largimit të Gareth Sauthgejt. Vetë 51-vjeçari ishte së fundmi trajner i Bajern Mynih. Largimi nga bavarezët u vulos pasi Bajer Leverkusen fitoi titullin kampion.

Për t’u përmendur që para Bajernit ka qenë në krye të Çelsit, PSG-së dhe Dortmundit. Kështu një aventurë me Anglinë do të ishte mjaft interesante dhe emocionuese për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN