MENU
klinika

U takuan një ditë më parë në samit

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Ramën: Folëm për…

10.10.2024 - 13:40

Kryeministri Edi Rama u takua një ditë më parë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kroaci në kuadër të samitit “Ukrainë-Evropa Juglindore” .

Zelensky ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me Ramën duke bërë të ditur edhe detaje nga bashkëbisedimi i zhvilluar.

“Në Kroaci u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam zbatimin e Formulës së Paqes, përgatitjet për Samitin e dytë të Paqes dhe rrugën e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s”, bën me dije presidenti ukrainas.

Zelensky shton se “gjithashtu, folëm për mekanizmat e mundshëm për rindërtimin e Ukrainës. I jam mirënjohës kryeministrit për dialogun produktiv”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet nga homologu kroat dhe Zelensky

Samiti për Ukrainën, Rama mbërrin në Dubrovnik


“Ja ku ndahemi për konfliktin Izrael-Gaza”

Rama ia thotë në sy Ergodanit: Duam Palestinën shtet!

“Nuk sulmojmë askënd, por jemi të paprekshëm“

“Pajisemi me dronë kamikazë!”- Rama zbulon dhuratën e Erdogan

Rama dhe Erdogan në deklaratë të përbashkët

Firmosen tre marrëveshje me Turqinë