MENU
klinika

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

29.11.2024 - 17:00

Në një rrëfim në podcast-in “Zë me Mirën”, Adelina Ismaili ndau një periudhë të errët nga jeta e saj, kur, pavarësisht famës dhe suksesit të madh, u përball me sulme brutale për shkak të bindjeve të saj politike dhe mbështetjes për partinë e Ibrahim Rugovës. Në kulmin e popullaritetit, Adelina u vu në shënjestër, por gjërat morën një kthesë të rëndë kur mësoi se bisedat e saj private po përgoheshin në mënyrë të paligjshme.

“Djali që punonte në postë më tregoi, duke më bërë të premtoj se nuk do të flisja kurrë, por tani që ka kaluar ajo kohë, mund të flasim. Ai më tha se bisedat e mia dhe të mamit po përgjoheshin. Një bisedë shumë personale mes meje dhe mamit, që nuk kishte asgjë të pazakontë, u publikua në faqet e një gazete të njohur në Kosovë, tani një nga portalet më të mëdha,” kujtoi Adelina.

Kjo bisedë intime, e cila fliste për një temë krejtësisht private dhe femërore, u shtrembërua në mënyrë brutale për të krijuar një titull sensacional dhe vulgar. Adelina tregoi se pas këtij episodi, nuk mundi të dilte nga shtëpia për tre muaj.

“Nuk shkova në shkollë, nuk mund t’i shikoja profesorët e mi. U mbylla në dhomë, nuk ngrita perdet për tre muaj. Nëna më sillte ushqimin në dhomë. Ishte një periudhë shumë e rëndë, sepse ndjeva se ishin shkelur të gjitha kufijtë,” tha ajo.

Ky episod ka lënë gjurmë të thella në jetën e këngëtares, e cila edhe sot e ka të vështirë ta rikujtojë atë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja emisioni ku do ta shohim këngëtaren e njohur!

Adelina Ismaili rikthehet në ekran


Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!