MENU
klinika

Nga Mero Baze

Akoma nuk e ka kuptuar që e ka humbur Shkodrën

02.11.2024 - 23:00

Dikush duhet ta njoftojë Berishën se e ka humbur Shkodrën. Për vite të tëra duke e mbajtur si një bastion të rremë të tij, Berisha identifikohej me Shkodrën përmes një grusht njerëzish “të fortë”, që në fakt nuk lejonin kurrë zgjedhje të lira në Shkodër, duke mbushur kutitë për PD, dhe që bënin gjeste pro Berishës sa herë atij i duheshin trazira. Ka vepruar kështu rregullisht më 1997, 1998, 2000 e më pas.

Tani historia ka ndryshuar. Shkodra ka votuar kuti më kuti për një kandidat që po e ndryshon historinë e saj.

Nuk di pse Berisha dha kushtrimin dy ditë më parë, që sot në Shkodër të bëhej “protestë e madhe”, pas një masakre kriminale ku humbi jetën një qytetare e pafajshme dhe një tjetër është në rrezik.

Dy viktimat e tjera mendohet se janë pjesë e larjes së llogarive mes dy bandave të njohura në Shkodër, Bajrave dhe Lici.

Tani pyetja shtrohet kundër kujt do bëhej protesta?

Kundër policisë?

Çfarë do t’i kërkojnë policisë, “mos na prek Mustafa Licin”? Meqë thuhet se është parë në vendngjarje, por asnjëri nuk ka guximin ta ndajë këtë punë, a është ai, apo jo. Policia ndonjëherë i gjen vrasësit dhe nga identikiti, kurse këtë radhë gjithë dynjaja nuk e gjen dot as nga fotografia?

Kundër kryetarit të Bashkisë?

Çfarë do t’i kërkojnë kryetarit të Bashkisë, “të lirojë Sali Berishën” siç kërkojnë para Bashkisë së Tiranës dy herë në javë? Një parullë e tillë sot ishte dhe në Shkodër. Pra Berisha mezi ka prit të ndodh një gjëmë në Shkodër që të ngrejë popullin në këmbë për lirimin e tij. Në fakt nuk i lëvizi njeri nga vendi.

Kundër qeverisë?

Çfarë mesazhi do t’i jap qeverisë? Mos e kalo “Urën e Bunës”, siç i jepte ultimatum Bashkim Finos më 1997? Qeveria është ulur këmbëkryq në Shkodër se ka fituar pushtetin dhe po çon aty miliona euro investime, duke e kthyer për herë të parë në këto 30 vite Shkodrën në një qendër turistike të Veriut të Shqipërisë, siç e meriton.

Berisha me sa duket akoma nuk e ka kuptuar që e ka humbur Shkodrën. Ai mendon se me një të rënë të bilbilit, ata do dalin në rrugë, do djegin komisariatin, do marrin peng drejtorin e Policisë dhe do të marshojnë drejt Tiranës, të nxjerrin dhe atë nga ballkoni.

Është e dhimbshme nëse këtë lajthitje e ka nga mosha dhe izolimi, por kam frikë se e ka nga budallallëku i atyre që ka rrotull. Të cilët ende i thonë Shkodra është gati për luftë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit!

Çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

“Duhet të koordinohen të gjitha institucionet”

Rama: Kuvendi, institucioni kyç për integrimin në BE

"Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi"

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur!

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n