MENU
klinika

Nënë e gjashtë fëmijëve!

Angelina Jolie flet e emocionuar për mëmësinë

22.11.2024 - 16:00

Angelina Jolie ka dhënë një intervistë ku ka folur për mëmësinë dhe fëmijët e saj.

Kur u pyet nëse “ka ndonjë gjë në jetën e saj që krahasohet me dashurinë e Maria Callas për të kënduar”, Jolie u përgjigj: “Mënësia” teksa shtoi se: “Fëmijët e mi janë lumturia ime. Ju mund të merrni gjithçka tjetër nga unë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi.”

Jolie ka gjashtë fëmijë nga martesa e saj me Brad Pitt, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

Madje ajo ka shpjeguar se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron të jetë publik, pasi kanë jetuar kaq shumë vite me famën e prindërve.

“Ata preferojnë privatësinë e tyre, veçanërisht Shiloh është më e “mbyllura” , shpjegoi ajo, ndërsa theksoi se: “Ata nuk kanë lindur me privatësi. Kështu që unë shpresoj se ata mund ta kenë tani atë .”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Unë jam këtu për të ndarë historitë e afganëve”

Angelina Jolie hap Instagram pas letrës së adoleshentes