MENU
klinika

Akuzohet se dhunoi pjesëtarët e një familje

Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja!

16.11.2024 - 15:25

Është vendosur në pranga Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dhunuar pjesëtarët e një familje.

Dyshohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së ka dhunuar më 24 Tetor, Kujtim Cacën dhe familjes së tij, për shkak të konflikteve për pronën.

Ngjarja u raportua dy ditë më vone dhe është mbajtur e fshehtë nga policia. Në kërkim është shpallur dhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja.

Kujtojmë që 23-vjeçari është arrestuar policia më 27 tetor për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ariel Rrajës iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte një sasi kokaine dhe shuma parash.

“U arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia në atë kohë.

Dhuna ndaj kushërinjve të fisit Maja

Fisi Rraja dhunoi barbarisht me shkopinj bejsbolli kushërinjtë Maja dhei kërcënuan me pistoletë, pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Pas ngjarjes në kërkim u shpallën Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media u bë publike video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.

Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin barbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Prokuroria e Tiranës i ka përfunduar hetimet ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje bazuar në një ekspertizë që la vend për dyshim, pasi dhunën barbare të dëshmuar me video ndaj 2 kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja e konsideruan dëmtim të lehtë.

Në akuzë nuk reflektohet armëmbajtja pa leje e vëllait të ish-deputetit, Xhelal Rraja, që u shfaq qartë në pamjet, të cilat Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të vitit 2023. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.