MENU
klinika

“Vinte tapë nëpër emisione…”

Artur Zheji tregon çfarë e fundosi Ilir Metën!

05.11.2024 - 12:18

Gazetari Artur Zheji i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV foli për arrestimin e Ilir Metës dy javë më parë.

Gazetari përmendi ndër të tjera faktorët që ndikuan në fundosjen politike të Ilir Metës.

“Mënyra e arrestimit të Metës ka dalë nga kontrolli. Nuk kishte nevojë për atë spektakël. Unë mendoj që ata që e kanë bërë donin ta poshtëronin se Meta nuk ka lënë gjë pa thënë për sistemin e drejtësisë, për policinë. Ilir Meta në një fazë të jetës së vet shtoi pijen alkoolike dhe e keqja është që shtoi edhe vetësigurinë që mund ta mbante.

Disa gazetarë miq, që nuk janë fare miq e merrnin nëpër emisione me ngarkesë alkoolike precedente. Unë e kam anuluar një intervistë në 2013-ën pasi e kishte ekzagjeruar me pijen. Por të tjerë nuk e kanë bërë. Deklaratat më të forta zoti Meta i ka bërë kur ka qenë në gjendjen më të keqe.

Zoti Meta ka pasur marrëdhënie të mira me amerikanët. Kur ka qenë kryeministër i ka bërë një shërbim shumë të mirë amerikanëve. Unë nuk mendoj që Ilir Meta është bërë antiamerikan. Meta dhe Berisha dolën e sulmuan publikisht Sorosin që është gjysma e Amerikës. Vetëm Donald Trump mund të dalë ta sulmojë publikisht Sorosin, ashtu siç ka bërë”, tha zoti Zheji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tregon që gjërat kanë ecur shpejt për reformën gjyqësore"

Arrestimi i Ilir Metës, Ursula von der Leyen: Nuk bëj komente!

Gazetarja Lala për hetimet ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi

“Çështja nuk do të kishte avancuar nëse s’do të ishte sekuestruar celulari”