MENU
klinika

“Giselle”

Balerinët shqiptarë performojnë në Palma de Mallorca

07.11.2024 - 19:40

Baleti “Giselle” me historinë e mrekullueshme të dashurisë që triumfon edhe përtej vdekjes, e çon trupën e baletit të TKOB-së në Palma de Mallorca të Spanjës në datat 7, 8 dhe 10 nëntor.

Ky balet i veçantë, që përcjell thellësinë e ndjenjave dhe bukurinë e baletit klasik, do të prezantojë talentin e balerinëve shqiptarë për publikun ndërkombëtar.

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit në një postim në rrjetet sociale shprehet se, ky bashkëpunim nënvizon angazhimin për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare, duke vendosur TKOBAP-në në hartën kulturore botërore dhe duke ofruar një platformë të denjë për artistët shqiptarë./atsh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërmeti/ "Jam i lumtur që këtë iniciativë..."

Balerinët e njohur dhurojnë paratë e eventit të tyre

"Do ia tregoj vajzës sime që ta dijë se nga erdhi babai"

Kledi Kadiu kujton eksodin e ’91


80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!