MENU
klinika

Rriten kursimet në lekë

Banka: Në tetor depozitat në euro u ulën me rreth 30 milionë

30.11.2024 - 21:28

Kursimet e qytetarëve dhe biznesve po rientohen drejt monedhës kombëtare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit tetor depozitat në lekë arritën në 604.3 miliardë lekë ose me një rritje prej 12.6 miliardë lekësh nëse e krahasojmë me një muaj më parë, ndikim kanë dhënë si depozitat e individëve po ashtu edhe ato të biznesve. Ndërkohë nëse shohim shifrat e depozitave për periudhën janar-tetor 2024 rezultojnë se kurasimet në lekë janë me një rritje prej 57 miliardë lekësh. Por e kundërta ka ndodhur me depozitat në monedhën europiane.

Gjatë muajit të kaluar kursimet e shqiptarëve janë ulur me gati 30 milion euro. Kjo është e parë që depozitat në monedhën europiane pësojnë ulje pas 8 muajve që kanë qenë në rritje të konsiderueshme.

Shkak për këtë tendence duket se është edhe efekti i kursit të këmbimit. Aktualisht një euro po këmbehet në kufijtë e 98 lekëve një ndër më të ulëtit e regjistruar ndonjëherë. Por nëse bëjmë një krahasim të nivelit të depozitave në monedhën europiane me bazë vjetore rezultojnë se janë me rritje ndërsa pikun e kanë regjistruar gjatë muajve të verës kur edhe fluksi i turistëve është shumë i lartë. Për shkak të uljen së normave të interesit shqiptarët po orientohen tashmë drejt depozitave afatgjatë

Depozitat ne euro

Tetor 2024 8.02 mld euro

Shtator 2024 8.05 mld euro

Depozitat ne leke

Tetor 2024 604,371 mld leke

Shtator 2024 591.767 mld leke.

Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes