MENU
klinika

Mungon Shik, por jo ai që na ndëshkoi…

Çekia publikon listën para duelit me Shqipërinë

08.11.2024 - 22:40

Trajneri i Çekisë, Ivan Hashek, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, ku e para është vizita në Tiranë përballë Shqipërisë.

Tekniku ka ftuar 25 lojtarë për këtë duel dhe atë pasardhës me Gjeorgjinë, teksa bie në sy se janë lënë shumë emra të rëndësishëm duke filluar nga Shik, por edhe Jurashek, Barak, Sadilek apo Çvançara. Risia në listë është Matej Shin, i cili është afruar nga radhët e përfaqësueses U21. Çekia ka një pikë më shumë se Shqipëria dhe Gjeorgjia, ndërsa ka 2 më shumë se Ukraina.

“Ne duam të vazhdojmë rrugën e tre ndeshjeve të fundit, të cilat ishin të suksesshme si përsa i përket rezultatit, ashtu edhe lojës. Situata në grup është zhvilluar në mënyrë të tillë që të katër skuadrat janë ende duke luftuar për ngjitjen. Ne do të bëjmë maksimumin që të festojmë në fund”, tha trajneri i cili i beson bazës së lojtarëve me emra si Suçek, Provod, Holesh, Kufal apo Çori, i cili ishte ai i cili shënoi dy golat në sfidën e parë në Pragë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos