“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë është Sindroma Reye?
Mjeku: Sindroma Reye është një gjendje e rrallë që shkakton fryrjen e trurit dhe humbjen e funksionit të mëlçisë pas një sëmundjeje ose infeksioni viral, si gripi ose lija e dhenve. Është më e zakonshme tek fëmijët që marrin aspirinë për të trajtuar simptomat gjatë një infeksioni ose sëmundjeje virale. Gjendja mund të zhvillohet deri në një javë pas fillimit të një sëmundjeje virale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.