Çifti i njohur i këngëtarëve Venera dhe Lind Islami, kanë publikuar albumin e tyre më të ri, së bashku me një lajm të bukur.
Një ndër këngët e publikuara quhet “Mezi pres”, ku teksti i dedikohet bebit për të cilin thonë se “erdhi dita dhe çeli jeta për ne” dhe shtojnë se u duket shumë e bukur për ta besuar.
Kujtojmë se në një emision ku ishin të ftuar për vitin e ri 2024, një ndër pyetjet ka qenë nëse ata kishin dëshirë që të bëjnë një fëmijë. Çifti ka treguar se luteshin çdo ditë që të kenë një fëmijë.
Më tej ata thanë se nuk binin dakort pasi Venera dëshironte të kënë vetëm binjakë, ndërkohë që Lindi dëshiron të ketë tre fëmijë.
Nuk dihet se si i kanë zgjidhur këto dilema, por ajo që dihet është se fëmija është i shumëpritur.