MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cili është më i dëmshëm, sheqeri apo kripa?

13.11.2024 - 17:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cili është më i dëmshëm, sheqeri apo kripa?

Mjeku: Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me mjaft probleme shëndetësore. Gjithmonë na këshillohet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten.

Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).

Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta. Pra, sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.

Bazuar në efektet negative të llojeve të ndryshme të sheqerit në trup, ata zbuluan se fruktoza është më e dëmshmja kur bëhet fjala për shëndetin tonë. Fruktoza rrit në mënyrë të frikshme rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe presionin e lartë të gjakut (hipertension).

Frutat dhe perimet gjithashtu përmbajnë sheqer, veçanërisht fruktozë, por ekspertët amerikanë besojnë se sheqernat natyralë nuk janë shumë shqetësuese.

Sheqeri i përpunuar është ai që rrit nivelet tuaja të insulinës, të cilat mund të çojnë në aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili më pas përshpejton ritmin e zemrës, ngre presionin e gjakut dhe ngushton enët e gjakut.

Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo më kot kushton pak më shumë se kripa e thjeshtë!

A i dini përfitimet e bukurisë nga kripa rozë?