MENU
klinika

Çfarë solli rritja e pagesave për punëtorët

Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord këtë vit

07.11.2024 - 10:59

Nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit ndonëse pohohet se sivjet deri tani rezulton se sasia ullinjve të prodhuar është më e lartë krahasuar me 2023, problem mbetet kostoja e rritur e prodhimit.

Përgjysmimi i rendimentit të prodhimit të ullirit në raport me vjet dhe rritja e shpenzimeve për fuqinë punëtore, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar te shtimi i kostos prodhuese.

Me rritje kostosh nga pagesat e punëtorëve, po përballen si kultivuesit edhe përpunuesit e vajit të ullirit. Sipas kultivuesve në Berat, nëse vjet një vjelës i ullirit paguhej 1,500 maksimumi deri 2,000 lekë dita, sivjet pagesat maksimale kanë arritur nga 2,500 deri në 3,000 lekë dita. Rritja është deri në 34%.

Pagesa e punonjësve të ngarkim shkarkimit dhe stafit të repartit të përpunimit në fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj vitin e kaluar shkonte deri në 2,000 lekë dita. Sivjet pagesa për ta është rritur 50%, duke arritur në 3,000 lekë dita.

Por edhe pse pagesat për vjelësit janë rritur, fermerët kultivues të ullirit pohojnë se po hasin vështirësi në gjetjen e tyre për shkak të emigracionit. Tek disa mosgjetja e punonjësve dhe mospërballimi i shpenzimeve për pagesat e tyre po ndikon negativisht, me lënien e ullirit në pemë, të pavjelë.

Faktori tjetër që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos është pakësimi i rendimentit prodhues.

Nga temperaturat e lartë gjatë muajve korrik-gusht me pasojë tkurrjen e frutit, ndërsa më tej moti i lagësht në fillim të vjeshtës solli bymimin e kokrrës së ullirit, kanë ndikuar negativisht te rendimenti i prodhimit.

Përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të vajit thonë se deri tani rezulton se rendimenti është ulur 50% krahasuar me vjet. Por nëse temperaturat e motit do të vijojnë të mbeten të larta, për ta kjo shihet si faktor negativ që do të ndikojë më tej te rendimenti, por edhe te rritja e çmimit.

Në 2022 sipas të dhënave të INSTAT në vend u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj. Kjo ishte sasia më e lartë e ullirit të prodhuar që nga viti 2018. Për 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj. Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%.

13% e prodhimit të ullinjve për 2023 ishte e përqendruar në Bashkinë e Lushnjës. E ndjekur nga Elbasani me 7%, në Mallakastër me 7%. Në Vlorë dhe Fier me përkatësisht 6% dhe 4% e prodhimit ishte në bashkinë e Beratit. Për shkak të copëzimit dhe fragmetizimit të mëdha të ullishtave, 57% e ullinjve të prodhuar është e shpërndarë parcelat në 40 bashki të tjera të Shqipërisë./Monitor

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!