MENU
klinika

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës

15.11.2024 - 13:07

Gjatë protestës së 35-të para Bashkisë së Tiranës, një protestues humbi ndjenjat dhe u transportua në spital nga kolegët e tij.

Belind Këlliçi, i cili po mbante fjalën gjatë kohës kur ndodhi incidenti, i uroi efektivit shërim të shpejtë, ndërsa shprehu se Policia e Shtetit është institucioni më i keqtrajtuar.

“I uroj shërim të shpejtë për efektivin që humbi ndjenjat! Policia e Shtetit më e keqtrajtuara si institucion. Shkëlqejnë këtu aferat korruptive, me në krye Palrent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, ndërkohë me rrogat që kanë nuk ushqejnë dot familjes së tyre. Nuk jemi këtu për të protestuar kundër policisë së shtetit, por për paratë e vjedhura të fëmijëve të tyre”, tha Këlliçi.

Ndër të tjera, duke folur Bashkinë e Tiranës, Këlliçi i bëri thirrje SPAK të hetojë punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij institucioni.

“Kam një thirrje të drejtpërdrejt për SPAK, hetoni të gjithë punonjësit apo ish-punonjësit, që janë thirrur për të grisur dokumentet e vjetra në këtë protokoll, për të ndryshkur dokumentet apo për të firmosur praktika të prapambetura për të justifikuar vjedhjet e Erion Veliajt dhe drejtuesit e tij.

I bëj thirrje punonjësve të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës, ruani dinjitetin dhe familjet tuaja. Refuzoni të firmosni praktika të kaluara.

Kjo është protesta e 35, mund të jetë e fundit por mund të ketë dhe 35 të tjera, sepse jemi të vendosur ta çojmë në burg Erion Veliajn. Jemi të vendosur të shkojmë në fitore”, tha ai.