Një kryebashkiak turk ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e një sulmi me armë.
Bëhet fjalë për Hilmi Sen, kryetar i bashkisë Baliseykh në provincën Kirikale të Turqisë.
Kryebashkiaku u sulmua me armë zjarri, teksa po udhëtonte me makinë.
Siç raportojnë mediat vendase, i ndjeri u vra me armë zjarri nga nipi i tij.
Gjatë sulmit ka mbetur gjithashtu i vrarë edhe shoferi i kryebashkiakut, ndërsa të lënduar kanë mbetur 3 persona të tjerë.
Autori i sulmit u arrestua nga policia turke. Ai tha para togave të zeza se vrau kryetarin, pasi sipas tij ai nuk mbajti premtimin për ta punësuar në bashki.
Hilmi Sen u zgjodh kryetar bashkie nga Partia Islamike e Prosperitetit të Ri në zgjedhjet e 31 marsit 2024 dhe dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar.