Zbardhen disa prej emrave të rinj që pritet të emërohen drejtues të disa prej drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit.
Burimet bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet që Vilson Bala, aktualisht drejtor i Operacionales, të marrë drejtimin e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, emra që pritet të konfirmohen zyrtarisht janë Elidon Çela, ish-drejtues i AMP-së së Tiranës, të marrë detyrën në Berat, rikthehet Fatmir Lleshaj në Durrës, zv.drejtori i Tiranës, Luigj Vathi pritet të emërohet në Lezhë.
Elton Alushi, nga zv.drejtor pritet të marrë besimin për drejtimin e Vlorës. Ish-kandidati për drejtor të përgjithshëm, Altin Mena, pritet të emërohet në Elbasan. Në Shkodër burimet thonë se emërim do të marr Gentian Berberi.