MENU
klinika

“Opozita u konfliktua me zyrtarin e DASH dhe…“

Entuziazmi i Berishës për fitoren e Trump, Spahiu: SHBA i akuzoi për skenar rus!

09.11.2024 - 21:20

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai shprehet se fitorja e Trump solli në vëmendje faktin se opozita shqiptare dhe PD-ja u konfliktuan me administratën Trump për djegien e mandateve në vitin 2019 dhe SHBA-ja i akuzoi për skenar rus.

Spahiu tregon se iu kërkua nga DASH të revokojnë vendimin por asokohe zgjodhën tymin, flakët dhe djegien e mandateve me qëllim destabilizimin e Ballkanit.

“Servilizmi i liderëve shqiptarë dhe kryesisht PD dhe PL nuk është për të ndryshuar opinionin por për të shtyrë disa muaj deri në zgjedhje. Se si ndryshoi në Amerikë do ndryshojë edhe në Shqipëri. Askush nuk thotë pse nuk e mbështeti PD nga 2017 deri 2021. U zhvilluan 3 zgjedhje elektorale, janë konfliktuar. PD dogji mandatet bashkë me LSI në periudhën e Trump. Izolimi i PD dhe ndërprerja e kontakteve e administratës me PD ka qenë në periudhën kur u dogjën mandatet.

Me misionarë të veçantë të DASH iu kërkua të revokojnë vendimin dhe të kthehen në Parlament. Ata zgjodhën tymin dhe flakën, djegien e mandateve në një strategji destabilizimi në Ballkan. Në atë periudhë zhvilloheshin protesta në Serbi, Mal të Zi. Ndjej keqardhje që nuk e përmendin momentin kyç, kur filluan sanksionet ndaj liderëve të opozitës. Dhe nuk do vinte momenti i non gratës nëse nuk do ishin radikalizuar raportet e administratës me opozitën shqiptare”, tha Spahiu për “Report Tv”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreshnik Spahiu: E ardhmja e zymtë që e pret ish-kryeministrin

“Edi Rama duhet të tregojë pozicionin e tij në aferën ‘Partizani'”


Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit!

Çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

“Duhet të koordinohen të gjitha institucionet”

Rama: Kuvendi, institucioni kyç për integrimin në BE

"Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi"

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur!

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n