MENU
klinika

Xheloze apo jo?

Era Rusi zbulon detaje rreth marrëdhënies së saj të dashurisë me partnerin misterioz

11.11.2024 - 19:00

“Do të zgjidhja dy masazhatore vajza, për të dy dhe nuk do bëhesha fare xheloze”, kjo ishte përgjigja e Era Rusit për pyetjen “ju kanë dhuruar një paketë relaksi çift, ty dhe partnerit tënd, do të zgjidhje një çift vajzash masazhatore, apo djemsh?”

Këngëtarja shumë e njohur Era Rusi, ka zbuluar për publikun se nuk është aspak xheloze në lidhje me marrëdhënien e saj të dashurisë duke nënkuptuar se nuk është pro toksicitetit.

Ndër te tjera artistja ka shtuar se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes dashurisë së sigurt, dhe një karriere të suksesshme me përmasa ndërkombëtare ,ajo do të zgjidhte të parën.

Kujtojmë që disa muaj më parë Era ka folur si rrallë herë për jetën e saj private duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar më shumë detaje apo identitetin e partnerit.

Ajo është shprehur se i dashuri i saj nuk është njeri i kameras, ndaj s’e ka bërë publike lidhjen, duke shtuar se preferon të respektojë vendimin e tij.

Ndërsa theksoi se është shumë e lumtur në krah të partnerit misterioz.

“Nuk është i fshehur, thjesht nuk është njeri i kamerës dhe unë e kam respektuar këtë gjë. Patjetër që ekziston. Jam shumë e lumtur, nuk e di a kemi dasmë këtë vit”, tha ajo në “E diell”.

Pyetjes a ka pasur një propozim, refuzoi t’i përgjigjej.