MENU
klinika

Tirana Art Weekend

Fundjava plot art në edicionin e saj të 1-rë

29.11.2024 - 19:40

Tirana Art Weekend; Fundjava plot art në edicionin e saj të 1-rë

Nga: Kostandin Feshti

Duhet thënë se gjithmonë Tirana, në një mënyrë tepër “diskrete” ka patur një grupim njerëzish, të cilët mund të konkurrojnë me artin e tyre, ata që sot njihen në të gjithë botën. Një grupim, i cili synim ka patur me çdo kalim kohe e periudhe, të promovojë artin bashkëkohor, alternativ, të nxis një mënyrë të re vizualizimi e perceptimi, ta afrojë vendin tonë një hap më pranë skenave europiane të artit, duke proklamuar talentet vendase (dhe jo vetëm) e duke krijuar hapësira të denja për ndodhinë e kësaj ngjarjeje.

Tirana Art Weekend; Fundjava plot art në edicionin e saj të 1-rë

                   @bazamentartspace

Tirana Art Weekend; Fundjava plot art në edicionin e saj të 1-rë

                  @destilcreativehub / @bulevard_art_media_institute

E për të ndalur pak tek hapësirat, ato dedikuar artit nuk janë të pakta, jo shumë të njohura ndoshta, por të pakta jo. Të gjitha së bashku, cila më e madhe në metra katror, e cila më e vogël, mundohen të krijojnë kalendare sa më të plotë artistikë dhe evente nga më uniket, duke krijuar një frymë të veçantë, që për një çast të bën të ndjehesh jashtë kufijve të kryeqytetit e të transporton në një mjedis jo shumë evident, por i cili po synohet të bëhet i tillë, si dhe vetë “Tirana Art Weekend”. Kohët e fundit, në këto lokacione e jo vetëm, organizimet janë nga më të larmishmet, me të ftuar të huaj, artistë të zhanreve të ndryshëm, biseda konstruktive, si mbi artin, ashtu dhe mbi shoqërinë, arkitekturën, muzikën, pikturën, duke u kthyer në një “hot-spot” për t’u formësuar individualisht mbi këto tema, që në dukje nuk na prekin, por që janë pjesë e përditshmërisë tonë, në momente dhe kur ne nuk i vëmë re duke i konsideruar jo-prezente. Gjithmonë është thënë se kultura është ajo që bën një vend të shkoj përpara, e ku ka më mirë se të kulturohesh mes një grupi individësh që kanë të bukurën dhe elaborimin e saj në mënyrat më elokuente, lajtmotiv të punës së tyre.

Tirana Art Weekend; Fundjava plot art në edicionin e saj të 1-rë

                  @zeta_contemporary_art_center

Tirana Art Weekend; Fundjava plot art në edicionin e saj të 1-rë

                  @prag_space

Organizuar nga “AVAN” (Albanian Visual Arts Network), Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptare, krijuar në pranverën e këtij viti, “TAWE” bën bashkë aktorë kryesorë nga skena e pavarur e artit, si hapësira ekspozuese, organizata kulturore dhe kolektive artistike vendase nën një program të përbashkët, të sinkronizuar me ditën simbolike të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në edicionin e saj inaugurues, “Tirana Art Weekend” do të prezantojë një program të larmishëm me 15 partnerë që tregojnë praktikat e tyre dhe ftojnë publikun të angazhohet me projekte frymëzuese të artit bashkëkohor.
Qendra kryesore është Vila e Institutit të Ish të Përndjekurve Politikë. Një vilë e hijshme, e sapo restauruar e fillim shekullit të 20-të, njëherësh përfaqësuese për trashëgiminë arkitekturore të Tiranës. Kjo godinë do të akomodojë iniciativa që nuk kanë një vendndodhje fizike të përhershme ose që operojnë në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë; ndërsa vetë galeritë dhe hapësirat e Tiranës do të hapin dyert e tyre në një mënyrë të koordinuar.

Tirana Art Weekend; Fundjava plot art në edicionin e saj të 1-rë

                    @albanianvisualartsnetwork

Një fundjavë e ngjeshur me plot evente artistike, të cilat nuk duhen humbur në asnjë mënyrë nga adhuruesit e artit në vendin tonë.

Shfaqjet do të vazhdojnë deri më 8 dhjetor

Festivali teatror “Hapat” në edicionin e tretë

"Deri dje, trashëgimi e braktisur"

“K’cimi i Tropojës”, zyrtarisht në UNESCO

Shkolla e parë kombëtare pedagogjike në Shqipëri

Nga Gurakuqi, te Xhuvani e Çabej, personalitetet e Normales së Elbasanit!

Mbahet “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm”

Shqipëria anëtarësohet në GSTC

“Ari shqiptar t’i kalojë bankës së Moskës”

Kërkesa e Enver Hoxhës për Stalinin në 1949-ën!