MENU
klinika

Mes tyre 10 gra

Gara për shefa komisariatesh në Policinë e Shtetit, aplikojnë 200 konkurentë

10.11.2024 - 13:31

Rreth 200 punonjës policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, kanë shfaqur interes në garën për 48 komisariatet në të gjithë vendit, e cila është mbyllur ditën e premte me fazën e parë të aplikimeve.

Në mesin e tyre janë 10 janë gra, të cilat synojnë emërim, në një procedurë gare për shef komisariati që bëhet për herë të parë, pas ndryshimeve ligjore në ligjin për Policinë e Shtetit. Komisioni që do të shqyrtojë kandidaturat përbëhet nga 3 gra, ndërsa brenda afateve ligjore secila kandidaturë do të kalojë në filtër të veçantë, për t’u përmbyllur me intervistimet dhe përzgjedhjen përfundimtare.

Mësohet se pjesë e garës janë bërë të gjithë shefat aktual të komisariateve, përfshirë shefa krimesh apo rendit dhe sigurisë, e më gjerë.

Ndërkohë, në Policinë e Shtetit, të shtunën u përmbyllën intervistimet për 42 kandidatët në garën për drejtues qarku, ndërsa maksimumi deri në fundin e javës së ardhshme përmbyllet procesi, duke bërë zyryarisht emërimin e 12 drejtuesve të rinj, të cilët po ashtu vijnë pas një procesi gare që u zhvillua për herë të parë.