MENU
klinika

Apeli i GJKKO cakton trupin gjykues

Hidhet shorti për gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

11.11.2024 - 14:40

Gjykata e Apelit të Posaçëm regjistroi sot ankimimet për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Apeli i GJKKO regjistroi ankimimin nga Meta dhe Kryemadhi dhe sipas shortit, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

Disa ditë më parë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi lirimin nga burgu.

Përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, në Apelin e GJKKO u depozitua kërkesa ankimore për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Edhe Monika Kryemadhi ankiomoi vendimin “detyrim paraqitje” që është dhënë ndaj saj.

Sipas shortit Igerta Hysido të marrë në shqyrtim kërkesat e ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetarja Lala për hetimet ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi

“Çështja nuk do të kishte avancuar nëse s’do të ishte sekuestruar celulari”

Monika Kryemadhi mbërrin në gjykatë

Arrestimi i Ilir Metës, rinis seanca në GJKKO!


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: S’ia kanë idenë punës!

“Ka mungesë të theksuar të aftësive të oficerëve që punojnë në polici kriminale!”

Çfarë përmbanin mesazhet që u dërgoi në WhatsApp të miturave

Pezullohet nga shkolla mësuesi që ngacmoi s*ksualisht dy nxënëset!

Donald Trump sot në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Joe Biden!

Sky News: Prisni shtrëngimin më të ftohtë të duarve në historinë amerikane

Mediu: Tirana zyrtare të heq dorë nga qëllimet paternaliste ndaj Kosovës

Kreu i PR takon eksponentët e Administratës së re të Trump!