Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni po kalon një formë të mirë te Granada ku së fundmi shënoi edhe dygolësh. Ai është thirrur nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës.Myrto-Uzuni-me-Kombetaren-850x450Për “Panorama Sport”, futbollisti nga Berati ka treguar një histori tepër speciale.
“Në avion duke udhëtuar drejt Shqipërisë për grumbullimin, u takova me një djalosh të ri i cili më tregoi se kishte qenë një tifoz i zjarrtë i imi që në vitet kur luaja me Laçin, pasi ai vetë ishte nga Laçi. Biseduam pak dhe më tregoi se tashmë kishte ndjekur gjurmët e mia dhe se ishte tashmë futbollist i cili luante në Spanjë dhe sapo kishte marrë ftesën për tu grumbulluar nga Shqipëria U17. Më tregoi që mbeta një shembull për të”, tha Uzuni për gazetën.
Bëhet fjalë për sulmuesin Grisel Lleshaj i cili është thërritur nga trajneri Andrea Tedesko, te Kombëtarja U-17 për herë të parë për dy ndeshjet miqësoret ndaj Polonisë që do të luhen në Tiranë më 15 dhe 18 nëntor në “Shtëpinë e Futbollit”.
Uzuni, për të motivuar më shumë djaloshin e ri, i ka dhuruar këpucët e tij sportive.