MENU
klinika

“Efektivët kanë qenë të pajisur me kamera…”

Ish-presidenti flet për ndalimin e Ilir Metës: Mënyra e arrestimit, aspak dinjitoze

02.11.2024 - 20:40

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke deklaruar se mënyra sesi u ndalua ishte aspak dinjizote.

“Një urdhër që vjen nga gjykata është i domosdoshëm të ekzekutohet, mënyra e ekzekutimin vjen mbi bazën e disa procedurave ligjore. Por duhet ta them se mënyra e ekzekutimi nuk ishte aspak dinjitoze”, tha Topi në emisionin Kjo Javë në News24.

Ndër të tjera ish kreu i shtetit tha se politika ka instrumente për të kërkuar transparencë përmes një komisioni.

“Politika i ka të gjitha instrumentet dhe mund të kërkosh dhe një transparencë. Është shumë e rëndësishme në një shtet ligjor të ketë transparencë. Të bësh një kërkesë për të parë mënyrën sesi është realizuar arrestimi. Mekanizmin e ka politika përmes institucioneve. Duke mos bërë transparencë i lihet vend dyshimeve.

Në momentin kur një problem kaq i fortë del jashtë institucioneve, askush nuk jep një përgjigje institucionale, mos prisni nga politika të ketë një version, kjo është arsyeja pse duhet shfrytëzuar mundësia parlamentare për t’i bërë transparencë këtij momenti. Të paktën të marrim vesh versionin.

Kur nisesh për të respektuar një vend gjykatë, patjetër mendoj se kanë qenë pajisur me kamera. Gjëja më e mijë për të rrëzuar hamendjet, do të ishte transparenca me një komisionin të kësaj natyre. Jam në parim për transparencën”, tha Topi.

I pyetur nëse prania e Gardës do të ndryshonte ndonjë gjë në mënyrën e arrestimit të Metës, Topi nuk e pohon.

“Asgjë nuk ndryshon. Nuk dua ti futem këtij kapitulli. Duke mos pasur transparencë, e vërteta është në ajër dhe të gjithë bëjnë interpretimin e tij. Nuk duhet krijuar në situata të tilla kakofoni, sepse nuk mbetet mes tri katër zërave, por përcillet në publik. Përfytyroni një ngjarje e tillë të krijojë qetësi sociale, e përkthen interpretimin në njëmijë variante. Kjo nuk i bën mirë interpretimet në shoqëri”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Duhet të koordinohen të gjitha institucionet”

Rama: Kuvendi, institucioni kyç për integrimin në BE

"Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi"

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur!

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n