MENU
klinika

Për çfarë ranë dakord dy udhëheqësit?

Kamala Harris e uroi për fitoren, zyra elektorale e Trump zbardh bisedën

06.11.2024 - 22:40

Zyra elektorale e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë pasi Kamala Harris foli me të dhe pranoi rezultatin e zgjedhjeve.

Steven Cheung, drejtori i komunikimit të fushatës, tha se Trump vlerësoi “forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e Harris gjatë gjithë fushatës dhe të dy udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e bashkimit të vendit”.

“Presidenti Donald J. Trump dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris folën në telefon më herët sot, ku ajo e uroi për fitoren historike. Presidenti Trump e vlerësoi zëvendëspresidenten Harris për forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e saj gjatë gjithë fushatës dhe të dy liderët ranë dakord për rëndësinë e unifikimit të Amerikës”, ka thënë në një deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës, Steven Cheung.

Ndërkohë Presidenti Joe Biden ka telefonuar Donald Trump për t’ia uruar fitoren dhe e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë për ta diskutuar transferimin e pushtetit.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se për këtë çështje do të koordinohet një datë “në të ardhmen e afërt”.

Biden nesër do të mbajë fjalim për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka telefonuar edhe Kamala Harrisin për ta uruar për kampanjën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN