MENU
klinika

Java Kulturore Spanjolle

Kërcimtarja më e mirë e flamenkos “magjeps” Tiranën

05.11.2024 - 15:40

“Bienvenido a flamenco” ishte recitali i Rocío Garridos, valltares nga Spanja e cila interpretoi mbrëmë në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse, në Tiranë.

Recitali i flamenkos erdhi në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle. Rocío Garridos është fituese e çmimeve prestigjioze ndërkombëtare si kërcimtarja më e mirë e flamenkos. Kërcimi i saj ka fuqinë për të sjellë ndjeshmërinë e kitarës në çdo lëvizje, duke rritur emocionin e këndimit dhe duke krijuar muzikë me ritmin e trokitjes së këpucëve.

Flamenco, me rrënjët e tij të thella në kulturën spanjolle, është një kombinim i mrekullueshëm i muzikës, kërcimit dhe shprehjes emocionale, që përfshin ritme të ndryshme dhe improvizim të jashtëzakonshëm.

Emocionet e kësaj forme arti të lashtë që vazhdon të frymëzojë dhe magjepsë njerëzit në të gjithë botën, pati mundësinë t’i përjetonte edhe publiku i kryeqytetit./atsh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët