MENU
klinika

Mbrojtjet e hekurta

Klubi gjerman bën “ligjin” në Europë, por vetëm Liverpuli mban kreun

14.11.2024 - 23:30

Me pak më pak se gjysma e javëve të luajtura, mund të jetë një kohë ideale për të analizuar më të mirët në mbrojtje në pesë ligat kryesore, ku rastësisht, vetëm një nga pesë kryeson klasifikimin.

BUNDESLIGA – Pas 10 javësh Bundesligë, Lajpcig kurorëzohet me mbrojtjen më të mirë në top-5 ligat kryesore të Evropës, 5 gola, e përkthyer me 0.5 për ndeshje. Deri javë me parë ata ndanin kreun me Bajern Mynih, por humbja dhe barazimi ndaj Borusia Dortmundit dhe Borusia Mynshengladbah ka krijuar një distancë prej pesë pikësh në favor të bavarezëve. Është interesante që ekipi i Marko Roze gjendet me prapavijën me e mirë me kuartetin Henriks-Lukeba-Orban-Gertruida, duke lënë në hije jo vetëm “murin” e Bajernit, por edhe ligave elitare në kontinentin e vjetër.

LA LIGA – Në Spanjë, skuadra me më pak gola të pësuar deri më tani këtë sezon është Atletiko de Madrid. Skuadra e “Çolo” Simeone është ndëshkuar në 7 raste në 13 ndeshje, që është e barabartë me një mesatare prej 0.54 gola për lojë. Gjithsesi “mbrojtja e hekurt” nuk i ka mundësuar të jenë në krye të La Ligës, pasi aktualisht pozicionohen në vendin e 3-të, 7 pikë më pak se liderit e Barcelonës.

PREMIER LIGA – Te liga angleze, skuadra që numrin më të vogël të golave të pranuar deri më këtë sezon është Liverpuli. Ekipi i Arne Slot, teksa ka zëvendësuar Klop në krye, po bën një fillim të shkëlqyer të ciklit me “Reds”. Në Premier Ligë ata kanë pësuar vetëm gjashtë gola në 11 ndeshje, e barabartë me 0.55 gola për lojë. Është e vetmja skuadër që kryeson kompeticionin vendas me 28 pikë, pesë më shumë se Mançester Siti, mbrojtësi aktual i titullit. Ecuria e tyre në Angli nuk është rastësi, pasi në Champions mbeten e vetmja skuadër që ka arritur pikë të plota në katër ndeshje, duke pësuar vetëm një gol kundër Milanit në raundin e parë.

SERIA A – Juventusi është skuadra që bën “ligjin” në kampionatin italian për numrin më të vogël të golave të pësuar me 7 në 12 ndeshje, e që është e barabartë me 0.56 gola për lojë. Gjashtë skuadrat e para të klasifikuara janë me dy pikë diferencë, ku Napoli kryeson me 26 dhe “Zonja e Vjetër” në vendin e gjashtë me 24. Me Tiago Motan në stol, ekipi nga Torino janë karakterizuar nga qëndrueshmëria në mbrojtje, diçka që u zbeh vetëm në vizitën kundër Interit, ku u ndëshkuan me 4 gola, dy prej të cilëve erdhën nga penalltia 11. “Çelësi” i kësaj rënieje në prapavijë është dëmtimi i Gleison Bremer, i cili që nga lëndimi i tij kundër Lajpcigut në Champions, ka krijuar hendek në mbrojtje.

LIGË 1 – Monako ka humbur terren ndaj PSG-së në garën për titull të ligën franceze, ama vazhdojnë të mbizotërojnë si mbrojtja më e fortë në kampionat. E thënë ndryshe, 8 gola të pësuar në 11 ndeshje, mesatarja 0.8.

Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë