MENU
klinika

Roli i diasporës në Kosovë

Kurti e Gërvalla, në Frankfurt për fushatë

09.11.2024 - 17:14

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për takimin e radhës të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla me mërgatën në Gjermani. Nesër të dy do të qëndrojnë në Frankurt për të bërë fushatë para shqiptarëve që jetojnë atje, ndërkohë që LVV këtë takim e ka përshkruar si “takim për rolin e diasporës në Kosovë”.

“Nesër, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani. Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftim.

“Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, përfundon njoftimi i LVV-së

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët