MENU
klinika

“Nga rivalë në miq”

Kush është kandidati i Donald Trump për postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit

12.11.2024 - 10:30

Marco Rubio raportohet se është një nga kandidatët për postin e sekretarit amerikan të shtetit. Sipas CBS, Marco Rubios mund t’i ofrohet pozicioni i lartë diplomatik në administratën e dytë të Trump, megjithatë vendimi nuk është finalizuar, pasi Presidenti i sapozgjedhur mund të ndryshojë ende mendim. Rubio shërben si nënkryetar i Komisionit të Senatit për Inteligjencën dhe është pjesë e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Kujtojmë që Trump i vendosi nofkën “Marco i vogël” kur ishin rivalë për nominimin republikan në 2016. Në vitin 2016, Rubio ishte në mesin e të 40-ave, kishte mbajtur një vend në Senat që nga viti 2010 dhe, si fëmijë i emigrant kuban i klasës punëtore, kishte një histori që e dallonte atë nga rivalët. Ai u cilësua si kandidati kryesor kur njoftoi se do të kërkonte nominimin e 2016, por ambiciet e tij politike u përmbysën nga shfaqja e Trump.

Rubio u bë një nga kritikët më të vendosur të Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale republikane të vitit 2016, me rivalitetin e tyre që shpesh zbriste në thirrje personale: Trump e quajti publikisht Rubion “Marko i vogël”, ndërsa Rubio bëri komente të mprehta për “duart e vogla” të Trump. Megjithatë, me Partinë Republikane të vendosur në kontrollin e Trump që kur fitoi ato paraprake, Rubio ka kaluar nga kritikues në kampion.

Ata u pajtuan publikisht menjëherë pasi Trump mori detyrën dhe dyshja ndanë skenën gjatë fushatës. Tani Rubio, 53 vjeç, mund të jetë në rrugën e duhur për t’u bërë sekretar i shtetit i Trump, një nga postet më të larta në qeverinë amerikane.

Përjashtim bën vetëm armiku më i madh i Amerikës

Trump premton të shuajë të gjitha gjitha “vatrat” e konflikteve

Pse Ukraina mund të vërë në funksion bombën…

Evropa dhe Trump po e shtyjnë Zelensky-n drejt një vendimi historik

Shtyhet vendimi për “paratë e heshtura”

Trump po i shpëton burgut me fitoren në zgjedhje

Donald Trump rikthehet si triumfues në Shtëpinë e Bardhë

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale takohet me Joe Biden

Si u shndërrua deti Kaspik në fushëbetejë!

Aktivitetet ushtarake kanë shkaktuar ngordhje masive të fokave