MENU
klinika

Spanja thërret sulmuesin e Gironës

Lamin Jamal do të qëndrojë jashtë fushave deri në 3 javë

11.11.2024 - 15:07

Lamin Jamal humbi dje ndeshjen kundër Real Sociedad dhe sot mbërriti deklarata e pritur mjekësore nga Barcelona. jamal17-vjeçari pësoi një dëmtim të vogël në kyçin e këmbës që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë. Kështu ai do të mungojë në ndeshjet e Spanjës të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në vend të tij, iberikët kanë thirrur sulmuesin e Gironës, Brajan Gil.

“Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjolle kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, ​​Lamin Jamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të lëndimit, të cilat Spanja do t’i luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë (e premte 15) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë 18)”, thuhet në komunikatën e Federatës Iberike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajm i keq për Barcelonën dhe Spanjën

Dëmtohet ylli i sulmit Lamin Jamal


Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos