MENU
klinika

“Sot sundon krim-politika, ka mbështetjen e policisë”

Marshimi për masakrën me 3 viktima, ish-deputeti i PD-së: Tentativë për të mposhtur Shkodrën

02.11.2024 - 13:26

Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi është shprehur se sot në vend sundon krim-politika, duke theksuar se ka mbështetjen e policisë.

Ai u shpreh se marshimi nuk bëhet vetëm për Shkodrën, ku ndodhi masakra me 3 viktima, por për të gjithë vendin.

Ai theksoi ae atentati mafioz kishte si tentativë mposhtjen e qytetit të Shkodrës.

“Sot sundon krim-politika, ka bekimin e Ramës, mbështetjen e policisë së shtetit. Krimi mbron interesat e veta financiare bashkë me politikën, korr votat dhe kur i prishin interesat bën edhe shumë vrasje. E shoh si vënie fuqi për të mposhtur Shkodrën.

Ky marshim nuk organizohet vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë, Nuk ka kohë më për të heshtur, por për mosbindje. Do e vazhdojmë aksionin tonë në mënyra e forma të ndryshme.

Është realitet që duhet ndryshuar, e ndryshon politika e opozita, që duhet të përcjellë shpresë.

Ngjarja nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, ka vite që investohet”, tha Boçi.

Në atentat humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati që udhëtonin së bashku me makinën që u qëllua me breshëri plumbas, si edhe një qytetare e pafashjme, Flutura Basha që u gjend rastësisht në vendngjarje.

Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit!

Çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

“Duhet të koordinohen të gjitha institucionet”

Rama: Kuvendi, institucioni kyç për integrimin në BE

"Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi"

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur!

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n