MENU
klinika

Kriza në Madrid

Mbledhje me tone të larta te Reali

09.11.2024 - 20:20

Situata në Madrid nuk është ndër më të mirat. Natyrisht nuk është as fundi i botës, por dy humbjet e fundit kundër Barcelonës në La Liga dhe Milanit në Ligën e Kampioneve e kanë zhytur në një krizë klubin e bardhë.

Kësaj i shtohet dhe “lufta me botën” e Realit për mungesën e “Topit të Artë” për sulmuesin e vet, Vinicius Zhunior. Por tani për tani ajo që shqetëson më shumë është loja e dobët e ekipit dhe rezultatet zhgënjyese. Askush në Madrid nuk e mendon se në fillim të nëntorit skuadra të ketë dalë jashtë gare për titullin në La Liga. Gjithsesi, nëse rezultatet do të vijojë të tilla dhe me Barcelonën që nuk po tregon asnjë shenjë lëshimi, gjithçka e thënë më lart mund të jetë realitet. Kjo situatë e Realit kërkon një analizë të thellë, në kërkim të së keqes dhe përpjekje për të gjetur një zgjidhje të mundshme në rrethanat aktuale, me merkaton e mbyllur dhe me një skuadër shumë të cunguar në mbrojtje. Për këtë qëllim, trajneri Ançeloti dhe skuadra kanë zhvilluar një takim me tone të larta siç bëjnë me dije mediat spanjolle.

Trajneri i “Los Blancos” e kupton më mirë se kushdo se është ai që rrezikon më shumë se lojtarët. Ndaj italiani ka vendosur të lërë mënjanë diplomacinë e elokuencën që e karakterizon, duke treguar anën tjetër të tij: atë të pedantit. E gjitha kjo për të shkundur ekipin dhe për të dhënë një sinjal ndryshimi në mënyrë që trajektorja e ekipit të vendoset në korsinë e duhur. Ai kërkon që skuadra të rikuperojë besimin e humbur. Siç bën me dije gazeta “Marca”, takimi mes Ançelotit dhe lojtarëve ka qenë i tensionuar, ashtu siç e kërkon momenti i skuadrës. Nuk ishte dita për përkëdhelje, por për njohjen e asaj që është bërë dhe, veçanërisht, e asaj që nuk është bërë si duhet, diçka që duket evidente në ndeshjet e fundit. Askush nuk kërkoi fajtorë, askush nuk drejtoi gishtin te askush por të gjithë kërkuan zgjidhje.

TENSIONI – Në bisedën mes palëve pati momente të tensionuara dhe konkluzioni ishte i qartë për të gjithë, sepse e dinë se janë në një situatë ekstreme. Nga dhomat e zhveshjes së ekipit bëjnë me dije se rrallë herë Ançeloti ka qenë kaq i furishëm. Ata e kanë parë problemin me sytë e tyre dhe e dinë se është në dorën e tyre që problemi i zbuluar të marrë fund. Ata folën për të, por tani duhet ta transferojmë reagimin e tyre në fushën e lojës dhe të veshur me pantallona të shkurtra. Përtej momenteve të tensionit, në fund palët kanë qenë në unison se duhet patjetër një ndryshim rrënjësor dhe se kjo duhet të ndodhë që nga takimi i sotëm kundër Osasunës. Në të kundërt, situata mund të agravojë edhe më shumë dhe atëherë masat do të ishin të pashmangshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk jam bërë pishman për Brazilin”

Ançeloti më serioz se kurrë: Dua reagim në fushë


Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos