MENU
klinika

“Jam i papunë”

Nga qelia në Kuvend, Ilir Beqaj përballet me demokratët!

12.11.2024 - 14:20

Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë është paraqitur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncensionin e Sterlizimit.

Ish-ministri sot është shoqëruar nga rojet e sigurisë, ndërkohë që mbante prangat ne duar.

Ilir Beqaj ka tentuar t’i fshehë prangat, duke i mbuluar me xhup, ndërkohë që në paraqitjen para deputetëve ai është shoqëruar nga avokati i tij.

Në disa foto të realizuara nga LSA, bien në sy shenjat që i kanë lënë e prangave në duar.

Ndërkohë që ish-ministri ka qenë duke lexuar shënimet në fletoren e tij për të bërë mbrojtjen para deputeteve.

Ai para Albana Vokshit është shprehur se “ishte i papunë”. Ndërkohë që ka kërkuar që mbrojtjen e tij ta bëjë me video-projektor, ç’ka shkaktoi debate në Komisionin Hetimor.