MENU
klinika

Darka sekrete në vilën e presidentit të zgjedhur të SHB-ve

Trump “bën për vete” edhe themeluesin e Facebook?!

29.11.2024 - 10:37

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka pritur në një darkë “sekrete” në vilën e tij Mar a Lago CEO e kompanisë “Meta Group”, Mark Zuckerberg .

Sipas mediave të huaja darka private u zhvillua ditën e djeshme (27 nëntor).

Presidenti i ri i SHBA, i cili ka Elon Musk në krah të tij, u takua me një tjetër lojtar të rëndësishëm në industrinë e teknologjisë dhe internetit pasi “Meta Group” zotëron rrjetet sociale Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp.

Marrëdhëniet e Donald Trump me themeluesin e Facebook nuk kanë qenë më të mirat ndër vite.

Përçarja mes tyre nisi me përjashtimin e liderit republikan nga platforma Tëitter aso kohe, aktualisht X, për ngjarjet e përgjakshme të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.
Trump tha aso kohe se ai duhet ta kishte ndaluar Facebook gjatë kohës që ishte në detyrë.

Kompania rivendosi llogarinë e tij Twitter në fillim të vitit 2023, por banori tjetër i Shtëpisë së Bardhë , Joe Biden, vazhdoi sulmet e tij ndaj Facebook dhe pronarit të tij, për të cilin tha se ishte i përfshirë në një “komplot” kundër tij.

Zuckerberg gjatë fushatës zgjedhore qëndroi neutral. Megjithatë, disa muaj para zgjedhjes së Trump, ai tregoi një qëndrim më pozitiv ndaj tij sesa në të kaluarën.