MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

PD-ja dhe votat e emigrantëve – kur kërkon të vësh vetulla, mund të nxjerrësh sytë…

04.11.2024 - 16:40

Pasi kandidatët për kryebashkiakë të “Bashkimit për Fitore” (të Berishës e Metës) morën vjet vetëm 500 mijë vota – përkundër pothuaj 800 mijë votave të rivalëve socialistë – eksponentë të PD-së dhe analistë pranë saj i mëshuan idesë se epërsia e thellë elektorale e PS-së mund të tejkalohet vetëm përmes votës së lirë të emigrantëve.

Ky argument teorik bazohej në faktin që popullsia banuese në vend është ulur nga 2.82 milionë sipas Cens2011, në 2.4 milionë sipas Cens2023 – dmth, është ulur me 420 mijë banorë. Dhe sipas promovuesve të argumentit të mësipërm teorik, meqë shumica dërrmuese e këtyre shtetasve të larguar kanë ikur gjatë qeverisjes së Ramës, ata do të votojnë në masë për opozitën (pjesa që e ka moshën për votim).

Një testim të këtij argumenti teorik e bëra para një jave në praktikë, me një sondazh për votat në Qarkun Tiranë (që e prezantova në emisionin RePolitix). Pyetja kryesore në atë sondazh ishte “Për kë do të votonit sot, në qoftë se zhvillohen zgjedhjet parlamentare”.

PS-ja rezultonte me një përqindje më të lartë ndër votuesit në emigracion (54.5%), se sa ndër votuesit e këtushëm (48.5%). Kurse PD-ja rezultonte me një përqindje më të ulët ndër votuesit në emigracion (27.4%) se sa ndër votuesit e këtushëm (33.7%). Ndërkohë, partitë e reja kishin përkrahje statistikisht të përafërt si këtu, edhe në emigracion (shihni tabelën e mëposhtme).

Këto rezultate tregojnë se PD-ja do të dilte sot disi më mirë në Qarkun Tiranë, në qoftë se nuk do të votonin zgjedhësit nga emigracioni. Pra, ajo kërkoi me ngulm që emigrantëve t’u jepej mundësia për të votuar atje ku banojnë, por votat e tyre mund ta zhysin atë edhe më thellë elektoralisht.

Siç thotë një fjalë e urtë, kur kërkon të vësh vetulla, mund të nxjerrësh sytë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!