MENU
klinika

Për Inzagin nuk ka alarm

Perfekt në Champions, Interi vuan në Serinë A!

13.11.2024 - 12:20

Këtë herë detaji është anësor, i zhvendosur deri në goditjen e këndit. Të mërkurën e kaluar në “San Siro” binte breshër në zonën e Interit, dhe këndoret e Arsenalit ranë pa pushim duke rezultuar 13 në total.

Shumica syresh ishin të vështira për t’u lexuar dhe përbënin rrezik të madh pasi hapësira përpara Zomeri ishte gjithmonë e stërmbushur. Si një stacion treni në orën e pikut. Me skemat angleze, rreziku për të pësuar të paktën një gol ishte shumë i lartë, por ja që topi nuk hyri kurrë, sepse skuadra e Inzagit u bë grusht dhe rezultoi në çdo rast e uritur, e përqendruar, e aplikuar deri në detaj, si ajo që shkëlqeu në sezonin e kaluar.

Siç Interit sot i ndodh shpesh në Europë dhe disi rrallë në Itali. Skuadra e parë kundër djemve të Artetës ishte në fakt Interi i Champions-it, i cili nuk pëson kurrë gola dhe vë në provë të vështirë rivalet e mëdha të Anglisë. Interi në kampionat, megjithatë, është një krijesë ndryshe dhe spekulative, por ndryshe nga Europë, i ndodh që të lëndohet në një trajektore jo shumë të rrëshqitshme që pikënisjen e ka te flamuri i këndorë. U pa edhe të dielën mbrëma në golin e MekTominejt. Çështje markimesh, Dumfries më i butë, por gjithashtu edhe pak fat i keq në përplasjen topit. Sigurisht që nuk mund të jetë rastësi, duke kujtuar atë që ndodhte ndaj Arsenalit. Sidoqoftë, mbetet fakt që Interi në situatat ku duhet të mbrojë, përjeton një lloj tensioni kolektiv i cili ndaj Napolit i kushtoi një fitore që do të kishte qenë e merituar.

QASJA – Renditja zikaltër në sllallomin e dyfishtë Itali-Champions është, megjithatë, qetësuesi më i mirë sepse lejon të vëzhgohet problemi pa alarme të mëdha. Në fakt, Interi zë hapësirën e nënkampionëve si në Champions, ashtu edhe në kampionat, në bashkëjetesë dhe me pikë të barabarta: ato 10 pikë europiane janë të fisnikërisë më të lartë edhe sepse grupi i Inzagit ia doli më mirë se të gjitha skuadrat e mëdha të kontinentit, përveç Liverpulit, i vetmi me pikë të plota me 12. Në Serinë A, pavarësisht një humbjeje fatkeqe në derbi dhe 4 barazime të tjera të shpërndara (dy në përplasjet e drejtpërdrejta kundër Juves dhe Napolit), djemtë e Inzagit janë vetëm një pikë larg Antonio Kontes.24 pikët, të ndara së bashku me Atalantën, Fiorentinën dhe Lacion, e vendosën Inzagit në një pozicion të lakmueshëm edhe në Itali, por me qetësinë e tepërt duhet kujdes. Për këtë arsye, pikërisht në kampionat, Interi kampion do të duhet të rizbulojë urinë e vjetër. Mbrojtja në goditjet standarde nuk është asgjë më shumë se një provë e momenti pasi është qasja e përgjithshme që duhet të ndryshojë për t’u rikthyer zikaltrit në korsinë e parakalimit.

VETËM NJË – Interi italian ka fituar vetëm 58 për qind të ndeshjeve, ndërsa në rrugët europiane shifra rritet në 75 për qind falë tre sukseseve në katër ndeshje. I vetmi 0-0 ishte barazimi i guximshëm në shtëpinë e Sitit, i cili përtej rezultatit, tha shumë për shpirtin europian të kampionëve italianë. Nga gjashtë golat e shënuar, katër u shënuan në ndeshjen në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës, në të vetmen ndeshje që kaloi pa shumë djersë. Në Serie A, megjithatë, ndryshimi në qasje është i dukshëm, ai zakon për të mbajtur një portë të paprekur në Evropë duket sikur befas zhduket.

Në 12 ndeshje, vetëm në pesë syresh Zomer nuk ka nxjerrë të paktën një top nga rrjeta, teksa në disa ndeshje si ato kundër Romës apo Venecias Interi rrezikoi sërish një goditje në fund. Vitin e kaluar në këtë kohë pikët në renditje ishin 7 më shumë se sivjet, 31 me vetëm 6 gola të pësuar teksa sot ndëshkimet janë 14. Ajo që e ngushëllon Inzagin është prodhimi ofensiv që nuk bie, cilido qoftë kundërshtari. Trajneri dhe stafi janë të kënaqur, por do të jenë edhe më tepër kur edhe Lautaro del nga kjo gjendje e çuditshme hibride në të cilën duket i burgosur.Në fakt, kampionët e Italisë duket se po kanë edhe një alergji të re ndaj përplasjeve direkte, siç e dëshmon fitorja e vetme me Atalantën, teksa mes Milanit, Juves e Napolit janë marrë vetëm 2 nga 9 pikë të mundshme. Interi anti-Napoli ishte ende i ekuilibruar dhe Inzagi do të nisë sërish nga kjo në mes të javës së ardhshme, kur të rikthehet grupi i lojtarëve shpërndarë nëpër botë. Ai do t’u kujtojë të gjithëve se nevojitet i njëjti vullnet me të cilin u arrit edhe ylli i dytë vitin e kaluar. Fundja, të fitosh në Itali dhe Europë është e mundur, por duhen dy Interet që të bëhen një. Vetëm një.

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos