MENU
klinika

Rama për mediat greke

Pronat në Himarë/ “S’ka probleme specifike me minoritarët, është sfidë në të gjithë Shqipërinë”

04.11.2024 - 21:31

Në një intervistë për mediat greke, pas takimit të Selanikut me emigrantët, kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe arsyet se përse nuk u takua me Belerin kur erdhi në Tiranë javën e shkuar, si pjesë e delegacionit të euro-deputetëve për Komitetin e Stabilizim-Asociimit.

“Drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe askush nuk mund të ndërhyjë në të, as qeveria shqiptare, as qeveria greke. Sistemi i drejtësisë shqiptare ka marrë një vendim. Pra, ky vendim nuk është për diskutim, është vetëm për zbatim. Është edhe një tjetër lajm i rremë se unë refuzoj të takohem me të. Kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht nuk kam takime me eurodeputetët dhe kaq. Nuk i kam takuar europarlamentarët, jo tani, por as në të kaluarën”, tha Rama.

Rama shprehu vlerësimet e tij për kryeministrin Mitsotaqis, duke e cilësuar atë si “një mik”.

“Ajo që ndodhi nuk e ndryshon pikëpamjen time se Kyriakos është një lider shumë modern i Greqisë. Unë e shoh atë si një person shumë inteligjent, shumë të arsimuar dhe politikan shumë i zoti. Kështu që unë kam për të veç respekt dhe miqësi. Ne jemi miq. Unë e konsideroj atë një mik të mirë. Sigurisht që ai është kryeministri i Greqisë dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë. Tek këto poste mbizotërojnë interesat kombëtare apo çfarëdo që ju konsideroni interesa kombëtare, mbi miqësinë. Nuk shoh asnjë problem nga ana ime për të forcuar edhe më tej këtë marrëdhënie me Greqinë”, tha Rama.

I pyetur për çështjen e pronave të minoritarëve grekë në Himarë, kryeministri u tha gazetarëve grekë se ata janë të keq informuar dhe se një pjesë e tyre kanë dezinformuar me lajmet për këtë çështje.

“Ka një keqkuptim total për pronat në Himarë. Ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronave, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Prona është një çështje në të gjithë Shqipërinë, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë. Me krye bashkiakun e ri të Himarës po bëjmë shumë punë të mira dhe brenda pak javësh do të përfundojmë regjistrimin e të gjitha shtëpive në të gjithë bashkinë. Kështu që gjithçka që kam lexuar, dhe kam lexuar shumë marrëzi në mediet greke për shpronësimet, apo disa devijime, nuk bazohen në fakte. Kjo është thjesht propagandë”, tha Rama.

Ashtu siç e tha dhe në fjalimin me shqiptarët që morën pjesë në takimin e Selanikut, Rama riktheksoi se për të është shumë e rëndësishme miqësia mes dy popujve.

Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë