MENU
klinika

Nga Dritan Hila

Pse Rama gjuan në portën pa portier

04.11.2024 - 14:40

Mitingu i Selanikut ishte i katërti në radhën e atyre të kryeministrit jashtë atdheut. Por nëse në dy të parët synimi ishte më shumë propagandistik, me takimet e tanishme, pasi u zyrtarizua edhe vota e emigrantëve, ka synime të qarta elektorale.

Greqia është një serbator historik votash. Dikur kandidatët e PBDNJ-së dhe ata të majtë me origjinë greke, e kanë përdorur votën e emigrantëve tanë në Greqi. Edhe vetë PS-ja, ka pasur seksione të saj në shumë qytete të mëdha të Greqisë dhe së fundmi të Italisë. Afërsia me këto dy vende, sidomos me Greqinë, nuk mund ta neglizhonte një forcë serioze. Disa herë, në zona të caktuara, vota e emigrantëve ka qenë vendimtare se kush kandidat për deputet do fitonte.

Sot ajo merr vlerë akoma më shumë sidomos për PS-në. Greqia dhe Italia ka një emigracion të vjetër shqiptar të viteve ‘90 i cili tashmë në pjesën më të madhe është i integruar. Shumë prej tyre kanë biznese dhe për më tepër një mentalitet perëndimor. Ata në këtë fazë nuk presin nga Atdheu më shumë sesa begenisje, sesa respekt, dhe këtë tel po e luan Rama.

Vizita e tij ka për qëllim edhe të rizgjojë lidhjet me vendin pasi janë një burim i madh të ardhurash. Mjafton të citojmë ndihmën ekonomike për prindërit e cila ndikon në përballimin e jetesës së tyre, çka ndikon në pensionet aq shumë të përmendura së fundmi dhe që shteti shqiptar edhe për një dekadë nuk do të jetë në gjendje t’i çojë në nivele evropiane.

Por edhe ardhja si investitorë nuk do ishte keq. Shumë prej tyre tashmë janë nënkontraktorë të investimeve qindra-milionëshe që bëjnë shtetet ku ata janë rezidentë. Pa kaluar java e vizitës së Ramës në SHBA, Ndue Ftoni, biznesmen dhe pjesëmarrës në takim, dhuroi 200 mijë dollarë për rrugën e Dukagjinit.

Vota e emigrantëve është edhe një fushë që Rama e ka bosh. As PD-ja e as PL-ja nuk mund të bëjnë mitingje elektorale në këto qytete. Kjo jo për faktin se mungojnë burimet financiare pasi asnjëra prej tyre nuk vuan për para dhe as të qenies së dy kryetarëve të ndaluar diku si non-grata e diku sepse nuk i duan. Madje prania e Berishës dhe Metës mund të prishte punë. Por handikapi i tyre kryesor është se stafet politike të këtyre partive janë individë të panjohur dhe nuk thonë asgjë. Dhe për këtë është i vetëdijshëm Rama, ndaj nuk lodhet së shënuari në një portë që nuk ka portier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin