MENU
klinika

Col Mehmeti

Rasti kurioz i vlonjatit Eqerem Telhaj (1912-1999)

29.11.2024 - 17:55

Kjo këtu âsht nji fotoshkrepje e rrallë, në mos e vetmja, e Eqerem Telhajt.

Me 1942 kur u bâ përurimi i bustit të Abdyl Frashërit në Prizren, aty mbajti fjalim edhe Eqeremi me posturën e tij si babush.

I lindun në Vajzë të Vlorës dhe i shkolluem për ushtarak në Itali, Eqeremi ka qenë roje kufitare në kohën e Zogut.

Me 1941, ai emnohet nënprefekt i Kërçovës dhe mbase shqiptarokracia e asaj kohe në viset e çlirueme në Maqedoni e Kosovë i detyrohet vullnetit të tij sanguin.

Me rreptësi xhandari si nënprefekt, ky në 28 nândorin e 1941-s e rrxoi bustin e mbretit Petar në Kërçovë dhe në vend të tij e vnoi atë të Skënderbeut që e skulpturoi Odhise Paskali.

Siç zbulojnë shkresat e nënprefekturës, ky e bâni të detyrueshëm bartjen e plisit në Kërçovë, tu e ndalue përdorimin e kapelës së zezë sllave.

Kur çetnikë e partizanë jugosllavë i masakruen me mijëra shqiptarë në Bihor të Sanxhakut, Eqeremi e ngriti zânin, por edhe u përfshi në shpërndamjen e armëve në Novi Pazar e Tutin.

Kur nji gjykatë në Tiranë i dënoi me vdekje katër maqedonë për akte terroriste, komunistët shqiptarë organizuen nji grevë e sabotim të madh ndaj shtetit. Eqeremi âsht i vetmi funksionar shteti që guxoi me i kritikue komunistët e me e apostrofue me emën Dushanin e Miladinin. “A do të bânin grevë për mijëra shqiptarë të vramë në Bihor”, shtronte pyetjen ai.

Eqeremi spikat ma fort si njeri i penës dhe i mediave të kohës. Ai âsht autori i komunikatës infamoze “një vjet terror siguron dhjetë vjet qetësi” në shkurtin e 1944-s kur aktet terroriste komuniste po e shtonin në çmenduni “killcount”-in e kundërshtarëve.

Prej dorës së Eqeremit me sa duket janë të shkruejtuna krejt traktet e afishet në ditët e fundit të Qeverisë së Rexhep Mitrovicës, ku paralajmërohej me saktësi të frikshme se çfarë zezone po e mbulonte Shqipnín. Atij i shkon për shtati ajo thânia e Schopenhauerit se ç’vlerë ka ora e jote e saktë në nji qytet ku krejt njerëzit e kanë orën e gabuem.

Ironia âsht se edhe Sejfulla Malëshova alias Lame Kodra e shante Eqeremin si “njeri pa moral e ndërgjegjje kombëtare”—po i njejti do të vuente purgatorin komunist që e pati paralajmërue vlonjati tashmë apatrid.

Historia e Eqeremit jashtë Shqipnís përvijohet me saktësi vetëm në Itali ku në fillimvitet ‘50 qeveria italiane e fton në Pallatin Kixhi. Meqë emni i tij figuron në disa institute italiane që merreshin me marrëdhaniet mes muslimanëve e të krishtenëve, Eqeremi duhet të jetë ftue pikënisht për inputet e përvojën e tij.

Me 1959, simbas nji dekreti të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Eqeremi ishte nji nga 118 njerëzit që i ndalohej hymja “gjallë a vdekur” në Shqipní.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!