MENU
klinika

Nga infermieria në spital

Real Madridi nuk gjen paqe prej dëmtimeve

11.11.2024 - 20:40

Reali i Madridit ka qenë një nga skuadrat më të prekura nga dëmtimet kohët e fundit. Kështu, në duelin ndaj Osasunës, “Los Blancos” shtuan edhe tre “pacientë” të tjerë në një infermierinë që edhe pa ata kishte shumë punë.real madridALABA – Mbrojtësi austriak është afër rikthimit të tij pas pothuajse një viti pa mundur të luajë futboll për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë që pësoi dhjetorin e kaluar.

KARVAHAL – Mbrojtësi i krahut dhe kapiteni i Realit, deri më tani, ishte i dëmtuari i fundit afatgjatë pasi u diagnostikua me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, këputje të ligamentit të jashtëm dhe këputje të tendinit popliteus në këmbën e djathtë. Ai do të kthehet pas një viti.

MILITAO – Braziliani këtë herë dëmtoi gjurin e tij të djathtë, pasi pësoi të njëjtën këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë pak më shumë se një vit më parë.

KURTUA – Belgu pritet të jetë lojtari i parë që do t’i kthehet i gatshëm Ançelotit pas ndalesës së kampionatit këto dy javë. Ai u dëmtua në këmbë më 22 tetor kundër Dortmundit.

TÇUAMENI – Mesfushori francez pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë dhe do të mungojë për një muaj. Ka mundësi që deri në fund të vitit ai të rikthehet në fushat e lojës.

LUKAS – Dëmtoi gishtin e këmbës kundër Osunës dhe do të qëndrojë së paku tre javë larg fushave.

RODRIGO – Kundër Osasunës pësoi një dëmtim në rektus femoris të këmbës së majtë që mund ta mbajë jashtë për rreth një muaj.

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos