MENU
klinika

“Humba 9 dhëmbë nga stresi”

Rrëfimi i regjisorit të “Squid Game” që theu rekorde!

12.11.2024 - 15:49

Kur krijuesi i hitit koreano-jugor Squid Game u pyet nga korespondentja e BBC-së Jean Mackenzie, mbi raportet se kishte qenë stresuar gjatë xhirimeve se kishte humbur gjashtë dhëmbë, ai më korrigjoi shpejt duke qeshur:

“Në fakt, ishin tetë ose nëntë”.

Hwang Dong-hyuk është duke filmuar vazhdimin e thrillerit që ka pushtuar vëmendjen në “Netflix”, me historinë drithëruese të qindra garuesve të mbytur nga borxhet të cilët për një shpërblim të majmë parash, vënë në lojë vetë jetën e tyre.

Hwang thotë se fillimisht, as që e kishte pasur ndërmend vazhdimin e serialit me një sezon të dytë, e madje nisur nga stresi i madh qe betuar edhe të mos i kthehej më një ideje të tillë. Por i pyetur se çfarë e bëri të ndryshonte mendje, me sinqeritetin më të madh u shpreh: “Paratë”.

“Edhe pse sezoni i parë ishte një sukses kaq i madh global, sinqerisht nuk bëra shumë”, rrëfen Hwang.

“Kështu që xhirimet e pjesës së dytë them se do të më ndihmojnë ta kompensoj siç duhet suksesin e të parës. Pastaj, në fund të fundit unë dhe nuk e kisha përfunduar plotësisht historinë”, shtoi ai për “BBC“.

Sezoni i parë i serialit rezultoi shfaqja më e suksesshme e “Netflix” deri më sot, duke vendosur në dritën e prozhektorëve Korenë e Jugut dhe dramat e saj televizive, që po rrëmbejnë vëmendje në mbarë botën.

Por, pasi vrau pothuajse çdo personazh, Hwang-ut iu desh ta niste nga e para, me një tjetër kast aktorësh dhe grup tërësisht ri lojërash, e këtë herë pritshmëritë e audiencës janë shumë të larta.

Përshtatje e stilit me komoditetin

Trendet e modës për dimrin 2024

Nuk ha kurrë sushi dhe e nis ditën me një smoothie

“Sekretet” e dietës së Melania Trump

“U ndamë 3 vite më parë, s’prisja të zgjaste gjithë jetën”

Lidhja me futbollistin 19 vite më të ri, rrëfehet deputetja shqiptare