“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sa e zakonshme është dhimbja e arkut?
Mjeku: Pothuajse të gjithë do të përjetojnë dhimbje barku në një moment. Dhimbjet e barkut shpesh nuk janë serioze dhe largohen vetvetiu, por mund të jenë gjithashtu një shenjë e një sëmundjeje të rëndë apo edhe një emergjence. 5% e vizitave në urgjencë shkaktohen nga dhimbjet e barkut.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.