MENU
klinika

“Borxhi publik ka zbritur në 56%”

Sejko: BSH, rol primar në negociatat për anëtarësim!

13.11.2024 - 15:40

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se borxhi publik në Shqipëri ka zbritur nga niveli i 72% në 56% të prodhimit të brendshëm bruto teksa ka shtuar se është zbritur dhe raporti i kredive me probleme. Në aktivitetin “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, Sejko deklaron se procesi i integrimit në Bashkimin Europian ofron sfida dhe mundësi për sektorin bankar dh eevidenton disa prej tyre.

Gent Sejko: Borxhi publik ka zbritur nga niveli i 72% në nivelin e 56% të prodhimit të brendshëm bruto. Kështu raporti i kredive me probleme, ka zbritur nga thuajse 23% në 4.6%. Në politikat e administrimit ekonomik, Shqipëria ka bërë progres. Banka e Shqipërisë ka adaptuar një kuadër modern të politikës monetare. Banka e Shqipërisë e fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare dhe të edukimit financiar. Ne kemi bashkëpunuar me partnerët tanë institucionalë. Ne kemi punuar për modernizimin e platformave të pagesave me fokus reduktimin e keshit në ekonomi. Ne po vëmë në zbatim strategjinë e Bankës Shqiptare për përfshirjen financiare.

Banka e Shqipërisë ka një rol primar në negociatat për anëtarësim. Ne jemi pjesë integrale e punës për 5 kapituj dhe udhëheqim 2 prej tyre: Kapitullin 4, lëvizja e lirë e kapitalit dhe kapitullin 17, politikat ekonomike dhe monetare. Jemi të ndërgjegjshëm se ky proces do të ketë sfidat e tij. Për momentin, ne mund të identifikojmë 3 prej këtyre sfidave: Procesi i integrimit nënkupton një ekspozim në rritje ndaj flukseve financiare në formën e investimeve të portofolit.

Këto flukse i shërbejnë zhvillimit financiar dhe reduktojnë koston e përgjithshme të financimit në vend. Procesi i integrimit ofron sfida dhe oportunitete po aq serioze dhe për sektorin bankar. Lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton dhe një ekspozim të plotë ndaj konkurrencës midis këtij sektori dhe atij evropian. Industria jonë bankare të ndërgjegjësohet për atë që kjo konkurrencë do të ketë në modelin e biznesit dhe marzhet e fitimit duke marrë në kohë dhe masat për përballimin e saj.