MENU
klinika

Humbën jetën 14 persona

Serbia nis hetime pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor

02.11.2024 - 14:40

Serbia ka nisur të shtunën hetime për shembjen e një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, që ka rezultuar me vrasjen e 14 personave.

Për shembjen është raportuar të premten, ndonëse moti ka qenë i mirë, me diell.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar përgjatë natës për t’i nxjerrë të vdekurit dhe të plagosurit nga rrënojat prej betoni.

Në stacionin në Novi Sad, qytet rreth 70 kilometra në veriperëndim të Beogradit, janë kryer punime për rinovim të tij.

Ministri i Transportit, Goran Vesiç ka thënë se hetimet që kanë nisur në Novi Sad, do të përfshijnë edhe Institutin shtetëror të Trafikut, kompani shtetërore për hekurudha, dhe një konsorcium kinez, që ka kryer punimet për renovim.

“Hetimet do të vërtetojnë kush i ka marrë vendimet dhe kush ka vënë nënshkrimet, kush ka qenë i angazhuar për të kontrolluar cilësinë e punimeve”, ka thënë Vesiç për televizionin shtetëror.

Vesiç, kompania shtetërore hekurudhore, Instituti shtetëror i Trafikut dhe konsorciumi kinez, kanë thënë se pjesa e shembur e ndërtesës nuk ka qenë pjesë e rinovimeve.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se 20 persona do të intervistohen të shtunën lidhur me këtë katastrofë, përfshirë zyrtarë të ministrisë që janë të ngarkuar për këto çështje.

“Do të sigurohet edhe dokumentacioni për ndërtesën… kush i ka marrë vendimet”, ka thënë Daçiç.

Autoritetet e kanë shpallur të shtunën ditë zie. Njerëzit janë parë duke dërguar lule dhe duke ndezur qirinj afër zonës së incidentit.

Opozita serbe, e cila akuzon autoritetet besnike ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për korrupsion enorm dhe nepotizëm, ka bërë thirrje për protesta në Novi Sad, më vonë gjatë ditës.

Vuçiç, popullist, dhe aleatët e tij, hedhin poshtë këto pretendime.

Vetë Vuçiç është zotuar të premten se do të ketë drejtësi dhe ka kërkuar ndëshkime të ashpra për përgjegjësit./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deri tani 13 persona kanë humbur jetën

Pamjet/ Shembet streha në stacionin hekurudhor në Serbi


“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë