MENU
klinika

Dëmtohet ndërtesa dhe mjetet e parkuara

Shpërthim me granatë dore në Komunën e Zveçanit

29.11.2024 - 16:27

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, të enjten para mesnatës, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Mbrëmë para mesnatës pati një shpërthim që ne dyshojmë se ishte granate dore e llojit M-75”, tha Elshani.

Ky është sulmi i dytë ndaj institucioneve në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe, në dy ditët e fundit, pas sulmit me granata dore në një stacion policor.

Elshani tha se sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së Komunës dhe katër automjeteve të parkuara aty pranë, dhe se policia ka nisur hetimet.

Ai theksoi se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se policia nuk ka identifikuar ende ndonjë të dyshuar për kryerjen e sulmit./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shpërthimi në Zubin Potok te sulmi i Banjskës

Kryeministri Albin Kurti zbardh diskutimet nga takimi me O’Brien

Serbia mund të paguajë shtrenjtë incidentin

Sulmi në Ibër-Lepenc, dialogu mund të “ngecë” sërish

Vetëm tre ditë pas shpërthimit në Zubin Potok

Kurti e Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së

Hapja e grupit 3 në negociatat me Serbinë

Çfarë pritet të vendosë BE të mërkurën