MENU
klinika

“Të riangazhohet në një dialog të ri…”

Shpërthimi në Zubin Potok, reagon kryeministri Rama: BE të heqë sanksionet ndaj Kosovës

30.11.2024 - 11:43

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin në Veri të Kosovës ku u shpërthye me një sasi prej rreth 15 kg eksploviz kanali i Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Rama e ka konsideruar një krim të rëndë, që cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonit.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo goditje kriminale duke zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërsa theksoi se Bashkimi Europian duhet të angazhohet në një format të ri dialogu mes Kosovë dhe Serbisë.

“Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë”, tha Rama.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.