MENU
klinika

"Vorio Epiri, term i vdekur”

Si i komentojnë mediat helene mesazhet e Ramës me emigrantët në Selanik

03.11.2024 - 17:42

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Greqi dhe takimi me emigrantët atje është pasqyruar në mediat helene.

Protothema, rthess.gr por edhe mediat të tjera referuar deklaratave të kryeministrit shkruajnë se ai tha se “po forcohet miqësia greko-shqiptare.

Kryeministri i Shqipërisë iu referua gjerësisht Selanikut, i cili ka qenë gjithmonë një kalim për qytetarët shqiptarë, mikpritjes dhe ngrohtësisë që ndjenin shqiptarët në Greqi, si dhe foli për qytetarët shqiptarë që i kanë dhënë shumë Greqisë ndër vite. Ai tha gjithashtu se zhvillimi i turizmit është falë emigrantëve që jetojnë në Greqi dhe investojnë, shkruajnë mediat greke.

“Ne duhet të kultivojmë miqësi për popullin grek. Grekët na kanë ndihmuar, kanë qenë pranë nesh dhe i respektojmë shumë”, tha Edi Rama.

Ndërsa duke iu referua edhe protestave që u zhvilluan jashtë vendit ku Rama zhvilloi aktivitetin ai tha: “Ajo që kemi dëgjuar për kontinentin verior janë çështje që na kanë pushtuar shekuj më parë. Tani jemi në shekullin e 21-të dhe nuk merremi me të shkuarën”, tha ai.

Po ashtu kryeministri shqiptar komentoi se disa persona, të cilët i cilësoi si “fantazmat e së shkuarës” dhe protestuan praninë e tij, duke përdorur pamflete dhe slogane që kishin të bënin me çështjen e Vorio-Epirit.

Sipas mediave të Selanikut, bëhet fjalë për anëtarë të organizatave nacionaliste, të cilët zhvilluan një tubim proteste jashtë hotelit ku u mbajt aktiviteti.

Siç thonë ata, po reagojnë për praninë e kryeministrit shqiptar në Selanik, në një kohë kur “shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek”.

Duke shprehur keqardhjen për këto reagime, ai theksoi se veprime të tilla nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Vorio Epiri është një term i vdekur”, tha Rama.

“Kjo nuk është një arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë. Greqia është një partner i domosdoshëm që, së bashku me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik në politikën tonë të jashtme”, tha Rama.

“Bashkimi me Europën nuk është larg, në pesë vjet është një kohë e realizueshme”, tha ai për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë.