MENU
klinika

Avokatja: Ja si zgjidhen përplasjet mes trashëgimtarëve

Si ndahen pronat kur nuk ka testament?

01.11.2024 - 13:00

Çështja e pronave të trashëguara në Shqipëri nuk është gjithmonë e lehtë për t’u zgjidhur, ku rastet e konflikteve mes trashëgimtarëve të pronës nga i ndjeri, janë bërë shkak për përplasje të mëdha familjare. Për avokaten Brunilda Lika kjo vjen si pasojë edhe e rezervës ligjore të përcaktuar nga Kodi Civil, ku thotë se është jo efikas duke rritur edhe më shumë konfliktet mes trashëgimtarëve, dhe për këtë duhet ndryshuar.

“Testamenti është vullnet i lirë, por kur preket rezerva ligjore mund ta bëjë të pavlefshme testamentin. Pra sipas Kodi Civil që kemi për këtë pjesë testamenti nuk pasqyrohet ashtu siç lexohet dhe kjo sjell konflikte te familjarët e të ndjerit” u shpreh avokatja.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, avokatja Lika sqaroi edhe elementët që mund ta bëjnë të pavlefshëm një testament, dhe një prej tyre është pikërisht shmangia nga trashëgimia e fëmijëve të mitur apo me aftësi ndryshe.

“Testamenti është një nga mënyrat që kalon pronësia, ku personi ne mënyrë juridike vendos e ku do të kalojë pasuria e tij kur nuk do të jetojë më. Që kjo të jetë i vlefshëm ka disa element që e bëjnë të vlefshëm ose të pavlefshëm. Elementët që e bëjnë të pavlefshëm është kur personi ka përjashtuar nga testamenti i tij fëmijë të mitur ose fëmijë që janë me aftësi ndryshe dhe në rast se një nga këto dy element është prekur edhe rezerva ligjore. Pa diskutim që çdokush që ka lënë pas një testament, një trashëgimtar i tij mund të paraqitet para një noteri dhe mund të kërkojë çeljen e dëshmisë së trashëgimisë ligjore. Nëse ka lënë një testament vijohet më pas dhe analizohet edhe në aspektin ligjor dhe shihet nëse është prekur apo jo rezerva ligjore dhe nëse kjo ka ndodhur zgjidhet në rrugë gjyqësore. Është e vështirë të pranohet nga anëtarë të tjerë të familjes vendimet që ka marrë i ndjeri dhe kjo sjell kundërshtime që zgjidhen përmes gjyqeve. Në momentin që do vijojë të zbatohet kodi civil që edhe në testament radha është e njëjtë po me atë të çeljes së dëshmisë së trashëgimisë ligjore, për aq sa kohë do kemi prekje të rezervën ligjore konfliktet do të vazhdojnë. Testamenti është vullnet i lirë, por duhet të ketë ndërhyje në ligj që të shmangen konfliktet. Një testament duhet të zbatohet ashtu siç lexohet. Rezerva ligjore nuk kuptohet lehtësisht nga qytetarët. Mendoj se ligji jonë ka nevojë për rregull pasi nuk është edhe aq efikas dhe kjo sjell edhe konflikte në familje se nuk është i qartë. Testamenti nuk pasqyrohet ashtu siç lexohet”, tha avokatja.

Që një testament të jetë i vlefshëm duhet patjetër të arkivohet nga noteri, edhe kur ajo është e shkruar me dorë. Lidhur me rastet e zgjidhjes së konflikteve, avokatja sqaron se kjo bëhet përmes proceseve gjyqësore, ku një nga trashëgimtarët e radhës së parë duhet të çel dëshminë e trashëgimisë.

“Edhe e drejta për të përfituar nga një testament ka një afat ligjor. Kemi testament e bërë para një noteri, edhe testamenti i shkruar me një letër nga vetë personi. Edhe ky i fundit duhet të ruhet në arkivin e një noteri, letra e ruajtur në kushte shtëpie nuk përbën fuqi juridike për ndarjen e pasurisë. Kur nuk ka testament vijohet me çeljen e dëshmisë së trashëgimisë ligjore, dikur kjo bëhej para gjykatës tani bëhet para noterit ku janë lehtësuar procedurat. Kërkesa bëhet nga një trashëgimtar i brezit të parë. Nëse noteria ka dijeni për rrethanat dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij mund të vërë në dijeni trashëgimtarin që të bëjë një kërkesë për çeljen e dëshmisë së trashëgimisë”, tha ajo.

E pyetur nëse pasuria ndahet në mënyra të barabartë për të gjithë fëmijët, avokatja tha se kjo ka të bëjë me “me statusin arsimor dhe social të familje dhe marrëdhëniet familjare ndër vite”. Sipas saj në vendin tonë më e zakonshëm është se “fëmija që tregon një kujdes më të veçantë ndaj prindërve t’i lënë pasurinë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!